BallinaLajme

Votat me postë për Besianën, VETËVENDOSJE!-n bindshëm para LDK-së

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Komunës së Podujevës ka marrë shumicën dërmuese të votave me postë për zgjedhjet e 29 nëntorit në Podujevë.

Sipas rezultateve përfundimtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, me postë votuan 221 votues.

199 prej tyre shkuan për, tashmë, kryetarin e ri të Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi nga LVV.

Ndërsa, vetëm 22 vota me postë mori Nexhmi Rudari i LDK. Asnjë votë, në anën tjetër, nuk mori Naim Fetahu i PDK-së.

Shpejtim Bulliqi e fitoi njërën prej komunave e cila konsiderohej bastion i LDK-së. Madje, kandidati i LVV-së fitoi pa balotazh, me 51.9% të votave në total.

Zgjedhjet e parakohshme për Komunën e Podujevës u mbajtën të dielën më 29 nëntor pasi në shkurt të këtij viti nga i pari i kësaj komune dha dorëheqje Agim Veliu për të marrë një postë qeveritar.

YouTube player