Votimi i fundit i limonit të shtrydhur Majko

User1
0 0
Shpërndaje

Me siguri që Pandeli Majko do ketë anulluar takimin me dentistin për të folur sot në kuvend pro shkarkimit të Ilir Metës. Ai ka marrë fjalën pas Kujtim Gjuzit e Zef Shtjefnit, për të shpjeguar para deputetëve se përse herën e parë nuk kishte firmosur për shkarkimin e presidentit dhe se përse këtë radhë ka ndryshuar mendim.

“Aryset pse kam dal sot për të nënvizuar pozitën time të vështirë. Kryetari i grupit parlametar e di shumë mirë që unë e kam refuzuar ta firmos për herë të parë kur u iniciua shkarkimit i Presidentit Meta, aryset janë të shumta, por tanimë mendoj që Meta është bërë promotor i mosseriozitetit të shtetit shqiptar e karshi të tjerëve. Është e pafalshme në çdo rast, pavarësisht problemeve personale apo politike që kemi me njëri tjetri, kërkesave për të përfituar pak më shumë vota, por në marrëdhënie me zgjedhjet me politikën e SHBA askush në Shqipëri nuk i ka askujt borxh për këtë çështje” tha ai.

Advertisements

Majko ka përligjur se presidenti ka shkelur kushtetutën, ka cënuar marëdhëniet me SHBA dhe ka justifikuar arsyetimin se ky parlament me mandat të skadauar ka legjitimitet për të shkarkuar Metën.

Dy herë ish kryeministri i Shqipërisë dhe një nga nismëtarët e transformimit demokratik të PS-së nuk ka parë asnjë shqetësim për mënyrën Blitz si u organizua ky proces, për faktin se shumica e komisionit hetimor ishte e përbërë nga deputetë të pavotuar në 25 prill, për argumentat qesharakë që u akuzua presidenti dhe që për këdo janë larg të qenit një shkelje e rëndë kushtetuese.

Por çudi është se pavarësisht nga këto, Pandeli Majko nxitoi të tregohet më servil i Ramës tani që ai e shndërroi në një pensionist pa mandat deputeti sesa herën e parë kur u ngrit komisioni i parë anti meta dhe ai qe ende në politikën aktive.

Sot vota e Majkos u fut në radhë me ato të Selami Jeniçerit, Halit Valterit, Ylli Shehut e Nimet Musait.

Dhe kjo në fakt i jep të drejtë Ramës që pasi e përdori e flaku ish shefin e tij të dikurshëm si limon të shtrydhur. Shprehja “më bëj nënën të të thërras baba” i shkon gjithnjë e më shumë historisë të këtij çifti politikanësh. Sa më shumë Rama vazhdoi ta përdhunoi aq më tepër Majko vazhdoi ti qëndrojë besnik. Aq sa ta mbyllte një nga votimet e tij fundit në kuvend me një njollë turpi që më mirë ta kish shmangur duke vajtur sërish te dentisti. /lapsi.al/

Rruga Press

Next Post

Kuvendi miraton raportin hetimor për shkarkimin e presidentit Ilir Meta

ShpërndajeMe 107 vota pro, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar gjetjet e Komisionit Hetimor për shkeljet e presidentit Ilir Meta. Kundër vendimit kanë votuar 7 persona, 2 kanë qenë abstenim dhe 1 votë është quajtur e pavlershme. Ndërkohë pritet edhe votimi nominal me kuti i deputetëve për shkarkimin e Metës. Në rast […]