Bota

Vrasja e deputetit në Angli, policia po e trajton si një sulm të mundshëm terrorist

Vrasja e deputetit konservator Sir David Amess po trajtohet si një incident terrorist nga policia britanike. 69-vjeçari u godit me thikë disa herë gjatë një takimi me elektoratin e tij në Essex të premten.

Policia Metropolitane tha se ngjarja kishte lidhje potenciale me ekstremizmin islamik. Një 25-vjeçar britanik u arrestua në vendngjarje nën dyshimin për vrasje dhe policia njoftoi se nuk po kërkonte askënd tjetër për ngjarjen.

Si pjesë e hetimit, oficerët kanë kontrolluar dy adresa në Londër. Policia beson se autori ka vepruar i vetëm, por hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të incidentit po vazhdojnë. I dyshuari gjendet në paraburgim, teksa burime për BBC kanë konfirmuar që është një personi me origjinë nga Somalia. Lidhur me ngjarjen ka pasur reagime të shumta dhe mesazhe ngushëllimi për familjarët e deputetit konservator.

Lexo më shumë  Gjermania arreston dy persona nën dyshimin se spiunonin për Rusinë

“Arsyeja pse njerëzit janë aq të tronditur dhe të trishtuar është, mbi të gjitha sepse ai ishte një nga njerëzit më të mirë, më të sjellshëm dhe më të butë në politikë. Ne kemi humbur një shërbëtor publik të shkëlqyer, një mik dhe koleg shumë të dashur”, tha Boris Johnson.

Sir David ka shërbyer si deputet që prej vitit 1983 dhe la pas gruan dhe 5 fëmijët. Ai është ligjvënësi i dytë britanik që vritet në harkun kohor të 5 viteve, pas deputetes laburiste, Jo Cox në 2016-ën.

Lexo më shumë  Dodiku kërcënon pas votave boshnjake pro Kosovës në KiE: E morëm porosinë, Srpska do të reagojë e bashkuar

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *