“Vuçiq i ka dy vëllezër autoritarë, njërin në Moskë dhe tjetrin në Pekin”

user3
0 0
Shpërndaje

Eksperti për Evropën Juglindore, Fauk Ajeti, në një intervistë për gazetën e njohur austriake “Die Presse”, ka thënë se presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, tani i ka dy vëllezër autoritarë, një në Moskë dhe tjetrin në Pekin.

Ajeti tha se Vuçiq gjithmonë e ka quajtur vëlla Putinin, por se tani e ka edhe një vëlla tjetër Xi, presidentin e Kinës, të cilët janë dy “vëllezër autoritarë” nga të cilat Serbia nuk mëson asgjë të hajrit.

Vuçiq gjithmonë e ka quajtur vëlla presidentin rus Vladimir Putin. Tani ai ka edhe një vëlla shtesë: vëllain Xi, presidentin e Kinës. Vuçiç ka dy vëllezër të mëdhenj autoritarë nga të cilët njeriu nuk ka çka të mësojë asgjë të hajrit sesa minimin e demokracisë dhe lirisë së medias. Serbia blen armë nga Rusia dhe Kina. Serbia është realisht duke u ulur në tri karrige në të njëjtën kohë: në karrigen e BE-së dhe SHBA-ve, në karrigen e Rusisë dhe në karrigen e Kinës. Serbia e ka mbështetur Kinën në organizatat ndërkombëtare, për shembull në Këshillin e KB për të Drejtat e Njeriut. Dhe Hungaria gjithashtu parandaloi një deklaratë të përbashkët nga BE në të cilën do duhej të ishte dënuar Kina për Hong Kongun”.

Ajeti theksoi se Pekini po e rrit ndikimin në vendet e rajonit duke i futur në borxh, duke marrë nën kontroll ekonomitë e tyre.

Nga 2012 në 2020, Serbia mori dhjetë miliardë dollarë nga Kina. Këto nuk janë të gjitha investime të huaja direkte, por kredi nga ndërmarrjet shtetërore kineze. Pekini po përpiqet të marrë përsipër sektorë të tërë ekonomikë dhe industri strategjike. Unë e quaj atë “diplomaci komanduese”. Nëse një vend nuk është më në gjendje të ripaguajë huatë, kompania shtetërore kineze merr përsipër projektin. Pastaj varësia nga Pekini rritet. Kemi raste të tilla si në Pakistan, Xhibuti, Sri Lanka. Mali i Zi është rasti i parë evropian që ka probleme të tilla. 1.3 miliardë dollarë janë shumë për një vend të vogël si Mali i Zi. Pekini e dinte që nga fillimi se Mali i Zi nuk do të ishte në gjendje të paguajë kreditë. Në rast të mos pagesës së këstit të kredisë, gjykatat kineze të cilat i subordinohen Partisë Komuniste të Kinës do të vendosin për të dhe jo gjykatat malazeze”.

Ai në këtë intervistë foli edhe për publikimin e “Non-papers”, të cilët zgjuan një interesim të madh dhe debat në opinionin publik.

Në këtë rast, doktori i shkencave i cili punon edhe për Institutin Austriak për Marrëdhënie Ndërkombëtare tha se nëse Bashkimi Evropian do të vepronte me vendosmëri në Ballkan nuk do të publikoheshin këto.

Sikur BE-ja të kishte vepruar më vendosmëri në Ballkan, këso non-papers nuk do të kishin ekzistuar fare. Rrjedhimisht, nuk do të ekzistonte opsioni B, nëse opsioni A zgjerimi i BE-së do të kishte funksionuar mirë. Unë mendoj se non-papers u botuan me një qëllim: për të testuar se si do të reagojë opinioni publik. Por, zbatimi i tij do të ishte një katastrofë”.

Tutje në këtë intervistë ai foli edhe për temën e ndryshimit të kufijve, për çka tha se nëse do të ndodhte do të shkaktonte probleme edhe më të mëdha, sepse në Ballkan nuk jetojnë vetëm shqiptarët dhe serbët.

Kjo do të shkaktojë shumë më tepër probleme. Në Ballkan nuk jetojnë vetëm shqiptarët dhe serbët. Krijimi i shteteve mono-etnike është një logjikë e shekullit XIX. Ndryshimet e kufijve përgjatë vijave etnike nuk janë në përputhje me frymën evropiane. Kur Ballkani të bëhet pjesë e BE-së brenda pesë ose dhjetë vjetësh, kufijtë nuk do të kenë më rëndësi. Jugosllavia gjithashtu u shpërbë përgjatë kufijve të republikave ose në rastin e Kosovës sipas kufijve të autonomisë. Një ndarje e Bosnje dhe Hercegovinës nuk do të ishte në përputhje me investimin 30 vjeçar të faktorit perëndimor. Moska mund ta përdorë gjithashtu këtë si një precedent – për ambiciet e saja në Ukrainën Lindore”- tha ai.


Next Post

Spanja shënon nivelin më të ulët të papunësisë nga viti 1996

Shpërndaje Ministria e Punës në Spanjë ka thënë të mërkurën se shkalla e papunësisë në këtë shtet ka rënë në nivel historik, prej kur ka nisur mbledhja e të dhënave më 1996. Numri i personave të regjistruar si të papunë ka rënë për 129,378 muajin e kaluar, ndërsa në prill […]