Zbuten konfliktet, SHBA-ja dhe Kina arrijnë marrëveshjen e rëndësishme

User1
0 0

SHBA-ja dhe Kina u angazhuan të bashkëpunojnë rreth gjetjes së një zgjidhjeje për krizës klimatike, kumtuan mbrëmë të dyja vendet pas vizitës së të dërguarit amerikan për klimën, Xhon Keri në Shangai.

“SHBA-ja dhe Kina angazhohen për bashkëpunim të ndërsjellë edhe me vendet e tjera në përballjen me krizën klimatike, e cila duhet të zgjidhet seriozisht dhe me urgjencë të nevojshme”, thuhet në kumtesën e përbashkët të të dyja vendeve.

Kumtesën e nënshkruan i dërguari amerikan Xhon Keri dhe kolegu i tij kinez Sie Zhenhua.

Në tekst janë numëruar mënyrë të shumta të bashkëpunimit midis të dyjave ekonomive më të mëdha botërore, të cilat paraqesin pothuajse gjysmën e emisioneve të gazrave të qelqta përgjegjëse për ndryshimet klimatike.

Uashingtoni dhe Pekini theksojnë se do t’i përforcojnë aktivitetet dhe bashkëpunimin në proceset multiraterale, përfshirë edhe Konventën e OKB-së për ndryshimet klimatike dhe Marrëveshjen Klimatike të Parisit.

Rruga Press


Next Post

Vetëm 11 të vdekur nga Covid-19, ja cili është sekreti i Tajvanit

Shkruan Patricia Fitzpatrick Tajvani është vlerësuar gjerësisht për menaxhimin që i ka bërë pandemisë aktuale, duke pasur një nga normat më të ulëta në botë me Covid-19 për banor, teksa jeta në ishull është rikthyer gati në normalitet. Vetëm 11 njerëz kanë vdekur nga Covid-19 në ishull që kur filloi […]