Zgjedhjet e 25 prillit/ KQZ miraton sot rezultatin për të gjitha qarqet

user3
0 0

Komisioni Qendror Zgjedhor do të miratojë në mbledhjen që pritet të zhvillohet ditën e sotme rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit. Pritet që KQZ të miratojë në orën 15:00, tabelat për rezultatin e votimit në zonat zgjedhore për 12 qarqe, për partitë dhe për kandidatët për deputetë për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 prill 2021.

Konkretisht KQZ do të miratojë rezultatin e zgjedhjeve për Tiranën, Durrësin, Fierin, Beratin, Elbasanin, Shkodrën, Dibrën, Lezhën, Vlorën, Korçën dhe Gjirokastrën. Sakaq KQZ ka miratuar pak ditë më parë rezultatin e zgjedhjeve për qarkun e Kukësit, si për subjektet politike, ashtu edhe për kandidatët.


Next Post

Britania propozon mekanizëm të përbashkët për G7 kundër propagandës ruse

Grupi i Shtatëshes më të fuqishme të botës do të analizojë një propozim për të krijuar një mekanizëm të reagimit të shpejtë për t’iu kundërvënë “propagandsës” dhe dezinformimit rus, tha Sekretari i Jashtëm britanik Dominic Raab duke folur me agjencinë e lajmeve Reuters. Në komentet para takimit të ministrave të […]