KryesoreLajme

Zgjedhjet lokale në Kosovë, KQZ: 15.532 emigrantë do votojnë

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi doli në konferencën e parë për media të KQZ-së për ditën e sotme. Ai u shpreh se të gjitha qendrat e vendvotimit në gjithë Kosovën janë hapur me kohë. Ende asnjë parregullsi nuk ka ndodhur shtoi ai më tej, duke i ftuar qytetarët që ta ushtrojnë të drejtën e tyre të votës.

“Ju njoftoj se në orën 7 janë hapur të gjitha vendvotimet. Numri i qendrave të votimit ku ka filluar procesi i votimit është 883 me gjithsej 2,477 vendvotime. Sot në Republikën e Kosovës mbahen Zgjedhjet Lokale të shtatat me radhë për Kuvende Komunale dhe të pestat për Kryetarë të Komunave. Zgjedhjet mbahen për të zgjedhur 38 Kryetarët e Komunave dhe 1,002 anëtarët e 38 Kuvendeve Komunale. Numri i përgjithshëm i kandidatëve të certifikuar për pjesëmarrje në këto zgjedhje është: 5 mijë e 364 kandidatë, prej të cilëve 166 kandidatë për Kryetar Komune dhe 5 mijë e 198 kandidatë për Kuvende Komunale. Sipas listës përfundimtare të certifikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, numri i qytetarëve me të drejtë vote është: 1 milion e 885 mijë e 448”‘, ka thënë Elezi.

Lexo më shumë  Deputetja finlandeze takon presidenten Osmani: Kosova duhet pranuar në Këshillin e Evropës pa parakushte shtesë

I pyetur nga gazetarët se sa të infektuar me Covid, do të votojnë, Elezi nuk zbuloi shifër duke thënë se ende është herët pasi nuk ka akoma të dhëna.

‘Nuk ka të dhëna sa raste aktive kanë shprehur gatishmërinë për të votuar. Sot besoj do të kemi një pasqyre të qartë sa kanë shprehur vullnetin për të votuar.’- tha Elezi ndërsa zbuloi se sa emigrantë kanë votuar deri më tani.

‘ Nga procesi i votimit jashtë, kemi pranuar 15.532 kërksesa për të marrë pjesë. Numri i saktë i atyre që kanë votuar do ta marrim vesh më vonë.’

KQZ do të mbajë disa konferenca ditën e sotme, në orët 11:30, 15:30 dhe 19:30.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *