Lajme

Zgjedhjet lokale në Kosovë/ Nis heshtja zgjedhore, nesër garë e fortë

Sot, që prej orës 07:00 të mëngjesit deri nesër në të njëjtën ore ka nisur heshtja zgjedhore për zgjedhjet lokale që do të mbahen në Kosovë.

Për zgjedhjet që do të mbahen nesër, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar 89 subjekte politike, nga të cilat 32 janë parti politike, një koalicion, 33 iniciativa qytetare dhe 23 kandidatë të pavarur.

Lexo më shumë  Deputeti ukrainas: Serbia ta pranojë Kosovën

Numri i përgjithshëm i kandidatëve të certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale është 5364 të tillë. Gjithsej garojnë për të drejtuar komunat, 166 kandidatë, ndërsa 5198 të tjerë kërkojnë votën për të përfaqësuar qytetarët nëpër kuvende komunale. Të drejtë vote në këto zgjedhje kanë 1 milion e 885 mijë e 448 persona, ku mbi 41 mijë prej tyre do të votojnë për herë të parë.

Sipas Ligjit për Zgjedhje, kandidatët kanë kohë të bëjnë fushatë 30 ditë, pavarësisht se këtë herë fushata ka qenë më e cunguar për shkak të pandemisë së koronavirusit. Liderë të ndryshëm të partive në vend kanë zgjedhur forma të ndryshme për të promovuar kandidatët e tyre.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *