Lajme

Zgjedhjet në Kosovë/ Në 10 komuna përfundon numërimi, AAK-ja fiton pa balotazh në Deçan e Suharekë

Bashkim Ramosaj do të mbajë postin e kryetarit të Deçanit edhe për një mandat, pasi ai ka marrë 65.17 për qind të votave në këtë komunë në raundin e parë të zgjedhjeve.

Tashmë në uebfaqen e KQZ-së është bërë e ditur se ka përfunduar numërimi i të gjitha votave në këtë komunë.

Po ashtu ka përfunduar numërimi edhe në Novobërdë. Sasha Milosheviq i Listës Serbe ka fituar 64.09 për qind të votave.

Lexo më shumë  Ministri Aliu: Rruga Kijevë-Zahaq po bëhet, nga projekti i kaluar buxhetit të shtetit po i shpëtohen mbi 150 milionë euro

Në Shtime do të ketë balotazh. Qemajl Aliu i VV-së do të garojë me Naim Ismajlin e PDK-së.

Dalibor Jevtiq është kryetar i Shtërpcës pas numërimit të 100 për qind të votave.

Në Suharekë Bali Muharremaj ka marrë edhe një mandat të ri. Ai ka fituar në raundin e parë me 52.28 për qind të votave.

Me këto pesë komuna në të cilat ka përfunduar numërimi, numri i komunave ku ka përfunduar ky proces ka shkuar në 10. Më herët numërimi përfundoi në Junik, Mamushë, Partesh, Ranillug e Han të Elezit.

Lexo më shumë  Sveçla: Dejan Jankoviq është dërguar në paraburgim për 48 orë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *