Lajme

Zgjidhet zv.Prokurori i Përgjitshëm i Shqipërisë

Thoma Jano është rizgjedhur zëvendës kryeprokuror i Përgjithshëm i Shqipërisë.

Prokuroria e Përgjithshme përmes një deklarate bën me dije se në mbledhje  e zhvilluar në datë 17 dhjetor 2021 është rizgjedhur me votim unanim kandidatura e Thoma Jano.

Njoftimi:

Në mbështetje të Vendimit nr. 218, datë 23.12.2019 të Prokurorit të Përgjithshëm dhe në përputhje me nenin 148/b, shkronja “dh” të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe nenin 39 pika 6 të ligjit nr. 97/2016, “Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”, është zhvilluar procedura e zgjedhjes së Zëvendësprokurorit të Përgjithshëm pas përfundimit të mandatit 2-vjecar të z. Thoma Jano, i cili ka mbajtur këtë detyrë përgjatë periudhës 30.12.2019 deri në 30.12.2021.

Pas shpalljes së thirrjes për shprehjen e interesit nga Prokurori i Përgjithshëm, për pozicionin e zv.Prokurorit të Përgjithshëm, në mbledhjen e prokurorëve të Prokurorisë së Përgjithshme të zhvilluar në datë 17 dhjetor 2021 është rizgjedhur me votim unanim kandidatura e z. Thoma Jano për pozicionin e zv.Prokurorit të Përgjithshëm. Z. Jano riemërohet Zëvëndësprokuror i Përgjithshëm me vendimin nr. 132, date 30.12.2021 të Prokurorit të Përgjithshëm.

Rruga Press

Lexo më shumë  Tentoi të hyjë ilegalisht një serb në Kosovë, ndalohet nga policia
YouTube player