Zhgënjimi i Tritan Kalos, trishtimi real i shoqërisë shqiptare

User1
0 0

Sot u përballëm me një fenomen mjaft të trishtë që është realisht thelbi i politikës shqiptare: pabesia.

Largimi i dhimbshëm i Profesor Tritan Kalos nga Komiteti Anti-Covid ishte natyrisht një mesazh i pastër e i sinqertë i një intelektuali e njeriu me integritet.

Pasi të gjithë e pamë se Edi Rama, arriti në mënyrë perfide të përçante grupin e mjekëve të vijës së zjarrit në spitalet Covid që u bë dhe simboli i kësaj lufte, duke bërë një zgjedhje selektive.

Zgjodhi Najada Çomon si kandidate për deputete natyrisht për të fituar pikë për PS-në. Ashtu siç bën gjithmonë Rama, me arrogancë dhe me lëvizje nga lart. E me këtë veprim, Babloku preku dhe ndau grupin që realisht ka qenë i bashkuar në këtë luftë.
Pasi nëse kjo zgjedhje do të vinte natyrshëm dhe prej një konsensusi, gjithçka do të ishte normale, por e bëri pa pyetur askënd, duke fyer e lënduar mjaft prej tyre.

E sot ra në sy lëndimi i një nga simpoleve të luftës me pandeminë, që është realisht simboli publik i asaj shëndetësie që duhet të jetë.
Tritan Kalo, që kujton në mendjen e shumë njerzve mjekë si Doktor Shiroka, Glozheni senior Gjylbegu, Maksut Drasa, Rushen Golemi e emra të tërë mjekësh legjendar që humanizmin e kishin si virtyt primar përpara posteve dhe miradinave personale.
Tritan Kalo është simboli që përfaqëson mjekun e pakorruptuar, njeriun që paranë nuk e konsideron si një shpërblim për punën e tij titanike ndaj pacientëve të pafund.

Ndaj dhe postimi i tij ku braktiste Komitetin Teknik ka ngjallur mjaft melankoli e trishtim tek publiku. Pasi ata po shohin se kuti vlerësues i qeverisë nuk është ndershmëria, por servilizmi dhe besnikëria që merret si standard dhe stampë.

Trishtimi i profesor Tritanit është realisht zhgënjimi i shoqërisë shqiptare që e shikon se çfarë kuti ka qeveria, çfarë kuti ka politika, siç ai e cilësoi pordhitika; një tangërllëk i pafund që na merr frymën bash si Covidi. Një tangërllëk që duhet të ngjizë një rebelim të ri e të madh ndaj pordhitikës, që padyshim kërkon ndëshkim, e jo njëherë por ndëshkim përfundimtar. Për të vendosur në krye njerëz si doktor Tritan Kalo, e atë që ai përfaqëson, jo si servilët e ditës së pordhitikës…/Pamfleti

Rruga Press


Next Post

Pse e shqetëson PS-në fushata e Albin Kurtit në Tiranë

Albin Kurti ka hedhur një hap që nuk ka ndodhur në Shqipëri që prej kohës kur Ibrahim Rugova i ndjerë bënte fushatë në Shqipëri përkrah Sali Berishës. Madje kryeministri i sapovotuar i Kosovës ka shkuar edhe me tej, ai ka zgjedhur të bëjë fushatë elektorale për partinë e tij Vetëvendosje […]