BallinaLajme

Ziadin Sela kërkon që të dorëhiqen Zaev, Osmani dhe Dimitrov

Sela pas dështimit të shtatë me hapjen e negociatave, dorëheqja e treshes Zaev-Dimitrov-Osmani, akt moral Pas raportimeve për dështimin e sërishëm të vendit në marrjen e një date për hapje të negociatave për anëtarësim në BE, ka reaguar Ziadin Sela, Kryetar i Aleancës për Shqiptarët.

Në një postim në twitter,Sela ka theksuar se “Për 3 vjet, Zoran Zaev, Nikola Dimitrov dhe Bujar Osmani kanë gënjyer dhe mashtruar qytetarët për hapjen e bisedimeve për BE. Sot, për herë të shtatë me radhë, ata dështuan përsëri të marrin një datë për fillim të bisedimeve.” Sela shton se “Nesër, qeveria e tyre e re – e vjetër, mbush 100 ditë dhe dorëheqja do të ishte një akt moral.”

YouTube player