Lajme

5 ditë i bllokuar në galeri, gjendet trupi i pajetë i minatorit

Është gjetur në orët e vona të së dielës trupi i pajetë i minatorit Muharrem Plaku, i cili mbeti i bllokuar në galerinë e minierës 5 ditë më parë.

61-vjeçari Muharrem Plaku, dyshohet se u zu poshtë nga një masiv dheu ndërsa punonte në një nga galeritë e zonës D të minierës së Bulqizës.

Trupi i pajetë i minatorit është transportuar në morgun e spitalit të Bulqizës.

Kërkimet për gjetjen e minatorit u vështirësuan pasi në galeri, herë pas herë raportoheshin rrëshqitje dherash.

Lexo më shumë  Bislimi: Lajçaku doli me propozim të ri, Serbia vazhdoi “lojën”

61-vjeçari, me profesion teknik mësohet se paraditen e së mërkurës ka qenë duke hapur frontin e ri të punës për minatorët që do të nxirrnin më pas mineralin e kromit, por dyshohet se në thellësi ka pësuar shembje pingule masivi shkëmbor.

Edhe pse miniera e Bulqizës është marrë nga njeriu më i pasur në Shqipëri Samir Mane, aksidentet e shpeshta që po lënë të plagosur dhe po u marrin jetën minatorëve tregojnë se investimet për përmirësimin e kushteve të punës mungojnë dhe interesi i vetëm është marrja e produktit dhe nxjerrja e fitimit maksimal prej shitjes së tij. ]

Lexo më shumë  Kurti në Berlin: NATO dhe KiE shtyllat e paqes demokratike në Evropë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *