Opinion/Aktualitet

Asnjë njeri në Evropë nuk është i sigurtë nga diktatori i vendit tim

Nga Svetlana Tikhanovskaya, The New York Times

Më shumë se 1 vit më parë, në 9 gusht 2020, unë garova në zgjedhjet presidenciale kundër Aleksandër Lukashenko.

Diktatori që ka udhëhequr vendin për 27 vite me grusht të hekurt e vodhi fitoren prej nesh, duke na drejtuar në një valë protestash. Ne u bashkuam një një lëvizje demokratike kombëtare ku kërkuam lirimin e të gjithë të burgosurve politikë, për ti dhënë fund shtetit të dhunës dhe duke realizuar zgjedhje të lira e të ndershme. Regjimi u përgjigj me dhunë. Që prej atëherë, më shumë se 35.000 njerëz janë ndaluar, 5000 prej tyre deklarojnë se janë torturuar. Autoritetet kanë nisur 4691 çështje kriminale me sfond politik dhe sipas Viasna, një qendër e pavarur për të drejtat e njeriut, janë në burg politik më shumë se 600 persona. 10 prej tyre kanë humbur jetën. 

Viti i shkuar ishte i vështirë. Bjellorusët kanë mësuar se rruga e tyre drejt demokracisë është e gjatë dhe e vështirë. Por beteja shkon përtej Bjellorusisë. Të gjitha vendet demokratike kanë një sy nga e ardhmja e vendit tonë. Jo sepse ka një moral për të mbështetur çështjen tonë, por ka edhe strategji gjithashtu. Këtu shihet sesi një regjim rrezikon të shpërndajë kaos kudo nëpër Evropë. Për të mirën e kontinentit, kjo gjë duhet të ndalojë. Dhe bjellorusët, që deri tani kanë ardhur kaq larg, duhet të jenë të lirë. 

Fuqia e lëvizjes sonë demokratike është e dukshme. Vitin e shkuar, më 16 gusht, qindra e mijëra bjellorusë morën rrugët. Që prej atëherë ka patur protesta paqësore, të vogla e të mëdha, formale e informale në të gjithë vendin.

Në fund të vitit, më shumë se 1.5 milionë njerëz morën pjesë në protesta. Njerëzit u organizuan vetë përmes rrjeteve sociale, Youtube dhe Telegram.  Ka patur edhe hapa pas, sigurisht. Prania në internet na përballi me mbyllje dhe censurë dhe regjimi represiv e dëmtoi oreksin e njerëzve për protesta. Por për më shumë,  ne u përpoqëm që zyrtarët shtetëror të largoheshin nga postet e tyre, si një parakusht për rrëzimin e sistemit. Si përgjigje ne ndeërtuam një shoqëri të re civile, e cila ka në bazë një rrjet të fondit të solidaritetit, një komitet grevash, media qytetare, organizata dhe grupe vullnetare, që koordinohen në një rrjet të sigurtë mesazhesh ose përmes publimeve në shtypin e shkruar. Dhe me planin tonë gjithëpërfshirës për një pajtim kombëtar ne kemi kërkuar të bindim çdo njeri që nuk është i përfshirë në krim shtetëror ndaj qytetarëve. Fuqia jonë është tek rrjetet horizontale, komunitetet joformale dhe tek besimi se mund të ndërtojmë një Bjellorusi të lirë, të ligjshme dhe demokratike. 

Lexo më shumë  Bushati: Telefonata e Ramës ndaj medias italiane, si thirrja e një kapo bande

Dhe bota është bashkuar rreth nesh. Ndonjëherë Bjellorusia, siç e kam zbuluar kur takova liderët e 31 vendeve, është një nga temat ku palët politike të një vendi dakordësohen. Ne tani po thërrasim një konferencë të niveleve të larta për të zhviluar një rrugë për paqe dhe negocimin e krizës. Lukashenko, sigurisht, mund të përpiqet të shkatërrojë përpjekjet tona. Por ne besojmë se është e mundur, që zgjedhjet e lira dhe të ndershme nën mbikqyrjen ndërkombëtare të mbahen brenda 6 muajsh. 

Siç kam theksuar në takimet e mia me presidentin Biden dhe kryeministrin Boris Johnson, vendet demokratike kanë një detyrim moral që të na mbështesin. Bjellorusia është në vijën e parë të betejë mes autokracisë dhe demokracisë. Mbështetja ndërkombëtare ka qenë e madhe, por ka më shumë për të bërë. Ne duam që komuniteti demokratik të zhvillojë ndihmat, siç ka bërë Danimarka me mbështetjen për median e pavarur apo financimi gjerman për studentët dhe shoqërinë civile. 

Lexo më shumë  Kur do ketë Tirana guximin t’i kujtojë Athinës gjenocidin grek në Shqipëri në 1914?

Dhe regjimi duhet të sulmohet. Ne i kemi mirëpritur sanksionet e shpallur nga Bashkimi Evropian dhe SHBA për kompanitë dhe individët që financojnë regjimin represiv.. Tani është thelbësore të heqim çdo ndihmë financiare. Regjimi i Lukashenkos duhet të mos marrë financime nga Kombet e Bashkuar ose BERZH dhe ti mohohet qasja në FMN. 
Për më tepër, diktatura në Bjellorusi duhet të dërgohet para gjykatave ndërkombëtare që të përgjigjet për krimet. Në fund të gjithçka, kjo nuk është betejë për Bjellorusinë. Regjimi është një problem sigurie për të gjithë Evropën. Në mmaj, regjimi  detyroi uljen e një avioni civil evropian për të arrestuar një gazetar bjellorus.

Vetëm këtë muaj, udhëheqësi i një lëvizjeje në Bjellorusi u gjet i varur në Kyiv. Derisa ne të frenojmë banditin në mes të Evropës, asnjë evropian nuk është i sigurtë. 

Regjimi sigurisht po përpiqet të blejë kohë për veten, duke u shtirur se do të bëjë reforma dhe do të shkëmbejë lirimin e të burgosurve politikë me zbutjen e sanksioneve. Por bota nuk duhet të gënjehet. E kundërta, me një mbështetje të fortë dhe të bashkuar, vendet demokratike nga e gjithë bota, mund të ndihmojnë Bjellorusinë të qëndrojë larg diktaturës dhe pranë lirisë. 

*Svetlana Tikhanovskaya, ish-kandidate në zgjedhjet presidenciale të Bjellorusisë vitin e kaluar, është udhëheqëse e opozitës.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *