Lajme

Brukseli zotohet për ‘masa të menjëhershme’ pas sfidës së gjykatës së Polonisë ndaj ligjit të BE

Shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka thënë sot se do të ketë një reagim të shpejtë e te ashpër ndaj gjykatës së lartë të Polonisë që ka thënë se “parimet bazë të ligjit të BE nuk përputhen me kushtetutën e Polonisë”.

“Kam udhëzuar shërbimet e Komisionit të analizojnë çështjen me shpejtësi, mbi bazë të të cilave do të marrim hapat e ardhshëm”, tha ajo në prononcimin e parë për çështjen.

Zëdhënsi i KE, Eric Mamer tha: “Fakti që pranuan se do të ketë masa të shpejta do të thotë vetëm pa vonesë, dhe se koha që na duhet për të analizuar do të varet nga kompleksiteti i vendimit dhe pasojat e tij për ne”.

Lexo më shumë  Amnesty International dënon sulmin e Veliajt ndaj gazetares Ola Xama

KE është gjithashtu në një betejë ligjore me Gjermaninë në lidhje me supremacinë e gjykatave kushtetuese vendase ndaj ligjit të BE, por vendimi i fundit në Poloni konsiderohet si më serioz.

Kjo sepse gjykatësit në Poloni kanë refuzuar parimin e prioritetit të legjislacionit të BE, si shtylla kryesore legjislative e bllokut.

Gjyata polake ka refuzuar disa nene të traktateve të BE duke përfshirë dhe atë ku thuhet se vendet anëtare do të marrin “masat e përshtatshme” për realizimin e obligacioneve sipas ligjit të BE.

Lexo më shumë  Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Politikanët e kanë përshkruar lëvizjen si një “Pol-exit” cka vë në rrezik aksesin e vendit në fondet e BE.

Por Polonia thotë se refuzimet e supremacisë legjislative të BE ndaj kombit, nuk prek zonat e kompetencës së BE si tregtia e konkurrenca.

Zëdhënësi i Von der Leyen tha se nuk ka plane për pezullim bashkëpunimi me planin e rekuperimit ekonomik të Polonisë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *