Lajme

Dita e 8-të e protestës në Grizë! Nuk pranojnë mbylljen e shkollës, prindërit: do futemi brenda godinës me fëmijët

Prindërit e fëmijëve në fshatin Grizë kanë dalë sërish ditën e sotme në protestë, duke kërkuar që shkolla të mos mbyllet.

Në ditën e 8-të të protestës, ata kërkojnë nga Kryetarja e Bashkisë që të sjellë dhe ajo një ekspert dhe ta ballafaqojnë me inxhinierin që banorët sollën një ditë më parë. Sipas tyre inxhinieri ka konstatuar se shkolla është në gjendje të mirë e se nuk është nevoja që fëmijët të shkojnë në një shkollë më larg se vendit ku jetojnë.

Lexo më shumë  Deputetja finlandeze takon presidenten Osmani: Kosova duhet pranuar në Këshillin e Evropës pa parakushte shtesë

Qytetari 1- Do të vijojmë me protestën derisa të na japin një zgjidhje. Të vijnë nga lart dhe të shprehen se cfarë do të bëjnë me shkollën.

Qytetarja 3- Sic e sollëm ne ekspertin, inxhinierin ta sjelli dhe ajo, ti ballafaqojmë. Të vijë dhe të sqarojë, kur ne kemi 8 ditë këtu të vijë dhe ajo të na japë një zgjidhje. Këtë mendim kemi.

Qytetarja: Ne kemi një jetë të tërë që u gëzuam se u bë shkolla, coji të Edi Rama fjalimet tona. Nëse kryetarja e Bashkisë do na presi ne do shkojmë te ajo. Nëse mësimi fillon do marrim fëmijët dhe do rrime brenda. Në Patos nuk i cojmë, inxhinieri na tha është në rregull. Kryeplaku nuk na ka mbështetur fare.

Lexo më shumë  Garuesit e FSK-së zënë dy vendet e para në garën ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”

Prindërit e nxënësve në fshatin Grizë të Patosit kundërshtojnë mbylljen e shkollës. Ata nuk duan që fëmijët e tyre të shkojnë në Patos për tu shkolluar, ashtu siç e ka vendosur Bashkia. Sipas institucionit, shkolla është e dëmtuar e se duhet rikonstruktuar.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *