Sport

E rëndë:4 futbollistët e Argjentinës rrezikojnë 5 vite burg

Policia federale braziliane ka hapur një hetim mbi pretendimet se katër lojtarë të Argjentinës kanë shkelur udhëzimet e COVID-19 që çuan në pezullimin e ndeshjes të së dielës në Kupën e Botës kundër Brazilit.

Autoritetet shëndetësore u përpoqën të kritikonin dyshen e Aston Villas, Emi Martinez dhe Emiliano Buendia, si dhe dyshen tjetër të Tottenhamit, Giovani Lo Celso dhe Sergio Romero sepse besojnë që kanë dhënë informacion të rremë.

Lexo më shumë  Pesë xhudistë e përfaqësojnë Kosovën në Evropianin e Xhudos në Zagreb

Qeveria braziliane fillimisht rekomandoi karantinë dhe dëbim të detyrueshëm për katër lojtarët e akuzuar, por ata më vonë u lejuan të udhëtojnë në ndeshjen kundër Brazilit gjithsesi.
Por kjo nuk i ndaloi zyrtarët shëndetësorë të bënin ndërhyrjen e tyre dramatike në fushë për të ndalur lojën.

Sipas ligjeve vendase, çdokush që shpallet fajtor për shkelje të rregullave në Brazil mund të përballet me deri në pesë vjet burg dhe me një gjobë.

Lexo më shumë  Distria Krasniqi merr dy fitore mahnitëse dhe kualifikohet në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *