Lajme

E zuri gjumi në timon, Kroacia për shoferin e ‘Deva Tours’: Do të ekstradohet në Kosovë, vetëm nëse dënohet me burg

Shoferi i autobusit “Deva Tours”, i cili u aksidentua mëngjesin e së dielës do të ekstradohet në Kosovë vetëm nëse dënohet nga Kroacia. Gazeta Ekspress shkruan se Ministria e Drejtësisë në Kroaci nëse shoferi do të dënohet në Kroaci me burg, dhe të plotësohen të gjitha kushtet e ekstradimit atëherë, ai mund të transferohet dhe të vuaj dënimin në Kosovë.

“Procedurat e ekstradimit ndërmjet Republikës së Kroacisë dhe Republikës së Kosovës do të zhvillohen në bazë të reciprocitetit. Sidoqoftë, duke pasur parasysh që në rastin për të cilin keni shkruar, i dyshuari është në paraburgim në Republikën e Kroacisë, e cila ka filluar procedimin penal kundër tij, nuk është i mundur të zbatohet ekstradimi në këtë rast të veçantë. Në pajtim me Marrëveshjen për Ndihmën e Ndërsjellë Juridike në Çështjet Penale ndërmjet Republikës së Kroacisë dhe Republikës së Kosovës të nënshkruar në vitin 2012, në këtë rast është e mundur të aplikohet ndjekja penale, nëse organi gjyqësor kompetent kroat përcakton se ekzistojnë kushte për këtë dhe nëse Republika e Kosovës e merr përsipër procedurën. Në rast se një shtetas i Republikës së Kosovës dënohet ligjërisht me burgim në Republikën e Kroacisë, është e mundur që ai të transferohet në Republikën e Kosovës për ta vuajtur dënimin me burgim në vendin e tij me qëllim të rehabilitimit më të mirë shoqëror, nëse personi i dënuar e ka kërkuar transferimin dhe nëse janë përmbushur kushtet e përshkruara nga legjislacioni i brendshëm i të dy shteteve”, thuhet në përgjigjen Ministrisë së Drejtësisë dhe Administratës në Kroaci.

Lexo më shumë  Dogana e Kosovës me rekorde të reja, të hyrat tejkaluan 500 milionë euro

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 06:20 të mëngjesit të  së dielës, kur autobusi me targa të Kosovës, i cili vinte nga Frankfurti u rrëzua dhe i mori jetën 10 personave, ndërkohë që nga 69 personat e aksidentuar, 15 prej tyre janë fëmijë. Dita e hënë për Kosovën ishte ditë zie, ku në sheshin “Adem Jashari” në Skenderaj,  u ndezën qirinj në nderim të bashkatdhetarëve që humbën jetën në aksident. Shkak për aksidentin siç edhe u deklarua nga prokurorët, është bërë përgjumja e drejtuesit të autobusit. Ai ka humbur kontrollin dhe ka bërë që autobusi të dilte nga rruga, duke shkaktuar tragjedinë, version që është mbështetur edhe nga i arrestuari.

Lexo më shumë  Kamberi mban takime në PE dhe KiE, diskuton diskriminimin e shqiptarëve në Luginë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *