Lajme

Escobar për Ballkanin: SHBA ka përgjigje në formën e sanksioneve për ato forca që e rrënojnë përparimin

I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë të premten se situata e tanishme në Ballkan ka shumë ngjashmëri me atë të viteve nëntëdhjetë të shekullit të kaluar, kur tensionet etnike u ngritën dhe kur kishte shumë që dëshironin t’i shfrytëzonin ato.

“Prej Daytonit e këndej, megjithatë kanë ndodhur shumë gjëra pozitive dhe kur i analizoni do të shihni se të gjitha ato ishin fryt i integrimeve euroatlantike. Andaj, partnerëve tanë evropianë ua përmendin nevojën që të përshpejtohen integrimet dhe për këtë arsye Ballkani është lart në agjendën tonë kur flasim me ta”, ka thënë Escobar në Forumin 2BS, që është mbajtur në Budvë të Malit të Zi, raporton Beta.

Lexo më shumë  Kurti në ‘STEMinists’24’: Zhvillimi i shtetit - përparimi i qytetarëve

Ai ka thënë se në samitin e fundit të NATO-s, edhe pse joformalisht, është shprehur frika se është e rrezikshme që të ndahen informatat me qeverinë e re në Podgoricë.

Escobar ka thënë se kjo brengë është reale dhe se njerëzit në Mal të Zi duhet të jenë të vetëdijshëm që NATO ka shumë mënyra t’i mbajë informacionet, porse çdo qeveri duhet të jetë e vetëdijshme se kjo është diçka që e dobëson atë dhe shtetin e saj.

Lexo më shumë  Kryeminsitri Kurti bashkëbisedoi me pjesëtarë të mërgatës në Hanover të Gjermanisë

Ai ka thënë se forcat pro-serbe në Mal të Zi duhet ta kuptojnë që ky shtet duhet të jetë shtet sovran, demokratik, dhe anëtare e NATO-s me orientim perëndimor. Ka shtuar se për ato forca që e rrënojnë përparimin e vendit që tash e 25 vjet, ka qenë një histori suksesi, SHBA ka përgjigje në formën e sanksioneve, presionit politik, ndërsa në vetë Malin e Zi izolimin e forcave që kanë tendenca të tilla.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *