Art & Kulturë

Franca u dha adoleshentëve 350 $ t’i shpenzojnë në kulturë. Ata po blejnë libra manga

Nga Aurelien Breeden The New York Times

Të rinjtë mund të blejnë libra, bileta dhe kurse përmes një aplikacioni qeveritar për smartphone. Por, në vend që të zbulojnë art të nivelit të lartë, shumë prej tyre po zgjedhin masmedian, të cilën ata tashmë e duan.

Kur qeveria franceze nisi një aplikacion për smartphone që i jep 300 euro çdo 18-vjeçari në vend për blerje të mirash në fushën e kulturës, si libra dhe muzikë, ose bileta ekspozite dhe shfaqjeje, impulsi i shumicës së të rinjve nuk ishte të blinin veprat më të mëdha të Proustit ose të rreshtohen dhe të shohin Molièrein.

Në vend të kësaj adoleshentët e Francës u dyndën te manga.

“Është një nismë vërtetë e mirë”, tha Juliette Sega, e cila jeton në një qytet të vogël në Francën juglindore dhe ka përdorur 40 € (rreth 47 dollarë) për të blerë ”comics” japonezë dhe “The Maze Runner”, një roman distopik. “Unë jam një konsumatore e palëkundur e romaneve dhe librave manga dhe kjo të ndihmon të paguash për to.”

Që nga ky muaj, librat përfaqësonin mbi 75 përqind të të gjitha blerjeve të bëra përmes aplikacionit, që kur u prezantua në të gjithë vendin në maj – dhe afërsisht dy të tretat e atyre librave ishin manga, sipas organizatës që drejton aplikacionin, të quajtur Culture Pass.

Mediat franceze të lajmeve kanë shkruar për një “Vërshim të Mangës”, të nxitur nga një “Manga Pass” – vëzhgime që erdhën përmes një lenteje pak të shtrembëruar, pasi aplikacioni mbërriti në një kohë që teatrot, kinematë dhe festivalet e muzikës që po dilnin nga kufizimet e lidhura me pandeminë dhe kishin më pak për të ofruar. Dhe manga tashmë ishte jashtëzakonisht e popullarizuar në Francë.

Por, përqendrimi te librat ”comics” zbulon një tension delikat në zemër të modelit të Culture Pass, midis lirisë pothuajse totale që ajo u siguron përdoruesve të rinj – përfshirë blerjen e gjërave të mediave masive të cilat ata veçmë i duan – dhe qëllimit të arkitektëve të saj, për të drejtuar përdoruesit drejt arteve më pak të njohura dhe artit të nivelit të lartë.

Çdo 18-vjeçar francez mund të aktivizojë kartën dhe të shpenzojë 300 €, rreth 350 $ për deri në dy vjet në aplikacionin tek i cili kanë renditur ofertat e tyre mbi 8,000 biznese dhe institucione.

Adoleshentët mund të blejnë mallra fizikë nga libraritë, dyqanet e rekordeve dhe artet, ose dyqanet e instrumenteve. Ata mund të blejnë bileta për shfaqje filmash, shfaqje koncertesh ose ekspozita muzeale. Ata mund të regjistrohen në kurset e vallëzimit, pikturës ose vizatimit.

Në një fjalim për nisjen e projektit ”Culture Pass” në muajin maj, Presidenti Emmanuel Macron, i cili e kishte këtë nismë një nga premtimet e tij të fushatës, tha se Franca do të shënonte një “fitore të jashtëzakonshme” kur të rinjtë të pushonin së thëni, “Kjo vepër e letërsisë, ky film nuk është për mua.”

Lexo më shumë  Dy vite më parë arritën marrëveshje për blerjen e 12 aeroplanëve luftarakë francez Rafale, gjashtë prej tyre ateruan në Zagreb të Kroacisë

Sidoqoftë, kritikët argumentojnë se lënia e 825,000 adoleshentëve të lirë me para të gatshme dhe pritshmëria që ata të turren drejt multipleksit më të afërt dhe një kinemaje të filmave të mirë është një shpenzim naiv i parave të taksapaguesve.

Jean-Michel Tobelem, një profesor i asociuar në Universitetin Paris 1 Panthéon-Sorbonne, i specializuar në ekonominë e kulturës, tha se ishte një përpjekje e lavdërueshme, porse nga kjo do të përfitonte kryesisht media masive.

“Ju nuk keni nevojë t’i shtyni të rinjtë të shkojnë të shohin filmin më të fundit të Marvel”, tha ai. Nuk ka asgjë të keqe me muzikën pop ose blockbusters, theksoi ai, duke pranuar se “ju mund të hyni në kulturën koreane përmes K-Pop dhe pastaj të zbuloni se ekziston një kinema e tërë, një letërsi, piktorë dhe kompozitorë që shkojnë me të”.

Por, Tobelem tha se ai nuk ishte i bindur se qasja pa kushtëzime e Culture Pass do ta bënte këtë dhe se aplikacioni dha disa stimuj për t’u angazhuar me “vepra që janë më kërkuese në nivel artistik”.

Aplikacioni vjen me kufizime të integruara: Përdoruesit mund të shpenzojnë vetëm deri në 100 € në oferta si libra online dhe abonimet në media online dhe në muzikë ose shërbime të transmetimit të filmave, të cilat janë gjithashtu të kufizuara në kompanitë franceze. E ndërsa Culture Pass mund të shpenzohet për video-lojëra, kompania që hedh video-lojën duhet të jetë franceze dhe loja nuk duhet të ketë dhunë – kushte kaq kufizuese saqë titujt më të njohur nuk janë të disponueshëm.

Culture Pass po sjell më shumë të rinj në dyqan, tha pronari i L’Emile

Naza Chiffert, e cila drejton dy librari të pavarura në Paris, tha se Culture Pass tashmë kishte pasur një ndikim pozitiv në biznesin e saj. “ T’i bësh të rinjtë , të cilët lexojnë por që janë më të mësuar me dyqanet e Amazon ose dyqanet gjigande, të vijnë tek ne nuk është e lehtë”, tha ajo, mirëpor tani ajo ka adoleshentë në dyqanet e saj çdo ditë.

Megjithatë, disa shqetësohen se ky projekt do të jetë një rritje e beftë financiare për njerëzit e privilegjuar, ndërsa bën pak për të ndihmuar të tjerët të zgjerojnë horizontet e tyre kulturore.

Një fëmijë, nga projektet do të anojë drejt asaj që ai tashmë e di,” tha Pierre Ouzoulias, një senator i Partisë Komuniste Franceze i cili ka bërë përpjekje për ta hequr qafe ”Pass-in”. “Unë nuk mund ta imagjinoj për një moment një fëmijë duke përdorur “Pass-in” për të shkuar të dëgjojë opera barok”.

Ouzoulias ra në dashuri me operën barok si adoleshent, pavarësisht se u rrit në një “mjedis relativisht modest, me pothuajse asnjë kulturë muzikore”.

Por ai tha se ishte një përjashtim nga rregulli dhe favorizon mbështetjen më të strukturuar nga shteti. “Nëse i lini individët vetem me telefonat e tyre, ju përjetësoni diskriminimin shoqëror”, tha ai.

Një sindikatë e madhe që përfaqëson qindra institucione kulturore publike, kryesisht në artet skenike, e quajti ”Pass-in” një “mjet presidencial” me financime “të tepruara”.

Lexo më shumë  Kartolina, dritarja prej ku bota u njoh dhe u magjeps me bukurinë e gruas dhe veshjen tradicionale shqiptare

Projekti kushtoi 80 milion € (gati 95 milion $) këtë vit dhe që pritet të dyfishohet vitin e ardhshëm, megjithëse do të mbetet një pjesë e vogël e buxhetit të gati 4 miliardë € të Ministrisë së Kulturës.

Kundërshtarët akuzojnë Macron -in për hedhjen e parave te të rinjtë për të peshkuar votën e tyre para zgjedhjeve presidenciale të vitit të ardhshëm dhe zgjedhjen e një qasjeje derregullative në vend të financimit të programeve ekzistuese të bllokuar për shkak të mungesës së parave, si ato të drejtuara nga qendrat e komunitetit të të rinjve, që zgjerojnë qasjen në kulturë në një mënyrë më të strukturuar.

Ministria Franceze e Kulturës kundërshton se ajo po planifikon të prezantojë Pass-in për studentët e shkollës së mesme, së pari në një klasë të drejtuar nga mësuesit, duke rritur gradualisht nivelin e autonomisë dhe parave, derisa studentët të arrijnë 18 vjeç. Gjithashtu thotë se Pass-i u mundëson institucioneve kulturore të arrijnë audienca të reja duke shkuar drejtpërdrejtë te smartphonët e tyre, audienca të cilat zakonisht janë të vështira për t’u tërhequr.

Vetë adoleshentët u bënë jehonë kritikëve dhe promovuesve të Pass-it: Më shumë udhëzime nuk do të dëmtonin, por liria është shkëlqyeshëm.

Gabriel Tiné, një student 18-vjeçar për osteopati në Paris, ka shpenzuar mbi 200 € nga Pass-i i tij në Citeaux Sphère, një dyqan parisien muzike, ku ai dhe një mik i tij po çonin nëpër gishta disqet e muzikës, një pasdite.

Pothuajse të gjithë miqtë e tij kanë aktivizuar Pass-in dhe në të gjithë vendin gati 630,000 adoleshentë tani e përdorin atë. Ka ankesa të vogla:

Aplikacioni ka probleme dhe është krijuar më mirë për ata që dinë se çfarë kërkojnë, jo vetëm duke lundruar (në aplikacion). Por Tiné tha se i pëlqente ideja, veçanërisht mundësia për t’i bërë paratë “rrush e kumblla” me instrumente muzikorë ose kurse arti.

“Nuk do t’i thosha “jo” pjesëmarrjes në një koncert xhazi apo diçkaje të tillë”, tha Tiné, megjithëse shtoi se aplikacioni nuk e kishte joshur atë për t’i blerë ato bileta.

“Ajo që është interesante”, tha ai, “është që secili person mund të bëjë atë që dëshiron me të .”

Aurelien Breeden është reporter në zyrën e New York Times në Paris, ku ai mbulon Francën. Ai ka raportuar për disa nga sulmet më të tmerrshme terroriste që kanë goditur vendin, përfshirë ato në janar dhe nëntor të 2015-s, dhe për çmontimin e një prej kampeve më të mëdha të emigrantëve në Evropë, në Calais. Ai ka shkruar mbi ndalimet e burkinit në Rivierën Franceze, rrëzimin e një fluturimi të Germanwings në Alpe dhe sekretet që gjenden nën qytetin e Parisit. Kohët e fundit, ai ka qenë duke mbuluar një nga fushatat më të trazuara presidenciale në historinë moderne franceze. Ai u bashkua me Zyrën e Parisit në vitin 2014, pasi u diplomua një vit më parë në universitetin Science Po në Paris, me një master të dyfishtë në gazetari dhe çështje ndërkombëtare. Ai ka nënshtetësi të dyfishtë franko-amerikane.

©RrugaPress Të gjitha të drejtat të rezervuara

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *