BotaKryesore

Gjermani, social demokratët, të Gjelbrit dhe liberalët pajtohen për bisedime mbi qeverinë e re

Social demokratët e Gjermanisë kanë arritur një marrëveshje fillestare me të Gjelbrit dhe liberalët për të filluar negociatat formale për formimin e qeverisë së re.

Në një konferencë për media në Berlin, kandidati për kancelar i Partisë Social Demokratike (SPD), Olaf Scholz, tha se partitë arritën një marrëveshje mbi një plan dhe konkluduan bisedimet e tyre eksploruese.

“Ne, në fakt, arritëm sukses, ne u pajtuam për një dokument për bisedimet e koalicionit. Kjo tani mund të shërbejë si bazë e marrjes së vendimeve për partitë”, tha Scholz.

Lexo më shumë  Komisioni Evropian rrit fondet për të financuar mbështetjen për palestinezët e prekur nga lufta, premton miliona euro për Gazën

Scholz tha se liderët e partive politike tani do të prezantojnë rezultatet te organet përkatëse të partive të tyre dhe do të kërkojnë miratimin e tyre për të filluar negociatat formale për të formuar një qeveri koalicioni trepalësh.

Social demokratët fituan ngushtë zgjedhjet e 26 shtatorit, por nuk arritën numrin e nevojshëm të shumicës në parlament, ndërkohë, dy partitë më të vogla, të Gjelbrit ambientalistë dhe liberalët pro-biznesit dolën si vendimmarrëse, ndërsa koalicioni i ardhshëm do të varet nga vendimet e tyre.

Lexo më shumë  Kur do ketë Tirana guximin t’i kujtojë Athinës gjenocidin grek në Shqipëri në 1914?

Koalicioni konservator CDU/CSU i kancelares Angela Merkel u rendit u dyti në zgjedhjet e 26 shtatorit, por pësoi rezultatin më të keq të zgjedhjeve të përgjithshme që nga viti 1945.

Pas 16 viteve në pushtet, Merkel po bëhet gati për t’u larguar nga politika aktive më vonë këtë vit. Ajo do të ushtrojë detyrën e saj të tanishme deri në formimin e një koalicioni të ri.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *