Lajme

Krejt çka dihet deri tani nga tragjedia me 45 viktima/Shumica janë shqiptarë

45 persona, kryesisht shtetas të Maqedonisë së Veriut, kanë vdekur pasi një autobus është përfshirë nga flakët në një autostradë në perëndim të Bullgarisë dhe shumica dërrmuese e viktimave janë shqiptarë të Maqedonisë së Veriut.

Në mesin e viktimave janë 12 fëmijë ndërsa shtatë i kanë mbijetuar aksidentit dhe janë dërguar për trajtim në spitalin e kryeqytetit Sofje, ka thënë Nikolai Nikolov nga Ministria e Brendshme e Bullgarisë.

Në autobus besohet se kanë qenë 52 persona ndërsa shkaqet e aksidentit janë duke u hetuar. Nga hetimi sipërfaqësor mësohet se autobusi mund të ketë goditur një parmak, por edhe një defekt me sistemin e ngrohjes pas çka autobusi ka marrë flakë.

Lexo më shumë  Ligji i Akademisë së Shkencave për përfitime personale/ Zhupa: Gati padia për në Gjykatën Kushtetuese

“Me gjasë ka pasur ndonjë problem teknik apo ndonjë gomë ka shpërthyer”, tha Nikolai Nikolov për BTV. Ai po ashtu tha se ka gjasa që zjarri ka shpërthyer para se të autobusi të rrokullisej.

Bullgaria është përballur me disa aksidente rrugore vdekjeprurëse në vjetët e fundit.

Aksidenti i fundit ka ndodhur më 2018, kur 17 turistë bullgarë kanë vdekur pas rrëshqitjes dhe rrokullisjes së autobusit, si pasojë e lagështisë. Aksidentet zakonisht janë shkaktuar për shkak të kushteve në rrugë, makinave të vjetra dhe shpejtësisë. Sipas të dhënave zyrtare, 628 persona kanë vdekur në aksidente rrugore më 2019 dhe 463 vitin e kaluar, në shtetin me 6.9 milionë banorë.

Lexo më shumë  Drejtuesi i programit televiziv italian: Vetëm Edi Rama dhe Sergei Lavrov i Rusisë janë ankuar për investigimet ndaj tyre

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *