Bota

‘Liria e fjalës’, spikeri afgan rrethohet nga talebanët teksa drejton një emision me të ftuar

Tashmë Afganistani është nën pushtetin e talebanëve me forcat e huaja që janë në orët e tyre të fundit të evakuimit nga vendi.

Talebanët janë zotuar që nuk do të hakmerren dhe nuk do të ndrydhin të drejtat dhe liritë e njerzve sidomos të grave.

Por në një video të bërë virale në rrjetet sociale shihet se si një spiker emisioni flet dhe diskuton në prani të dy militantëve talebanë që qëndrojnë me armë pas kurrizit tv tij.

Prezantuesi thuhet se foli për rënien e qeverisë Ghani në Afganistan dhe i bëri thirrje popullit afgan të mos ketë frikë nga talebanët. Spikeri televiziv u dëgjua duke thënë se njerëzit në Emiratin Islamik duhet të bashkëpunojnë me grupin dhe “nuk duhet të kenë frikë”.

Lexo më shumë  Shtëpia e Bardhë kërkon përgjigje nga Izraeli për varrezat masive në Gaza

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *