Shëndetësi

Lodhje e zakonshme apo diçka shumë më serioze? Pesë sëmundje që shpesh diagnostikohen vetëm disa vite pas shfaqjes së simptomave

Shumë sëmundje janë më të vështira për t’u diagnostikuar sesa kemi menduar – për më tepër, këto janë sëmundje që nuk janë të rralla

Koha që duhet për të identifikuar një sëmundje mund të ndikohet nga shumë gjëra, shpjegon Emma Greenwood, nga Qendra Britanike për Kërkimin e Kancerit.

– Njerëzit duhet të jenë të vetëdijshëm për simptomat, por edhe të reagojnë kur i vërejnë ato, thotë Greenwood.

“Daily Mail” shkroi për disa sëmundje të tilla …

Endometrioza

Diagnoza mund të zgjasë deri në … 7.5 vjet.

Shpesh diagnostikohet gabimisht si … vështirësi të ndryshme të lidhura me ciklin te gratë e reja, ose si sindromë e zorrëve nervoze te të moshuarit.

Simptomat: Menstruacione të dhimbshme, dhimbje të zorrëve dhe probleme të fshikëzës gjatë menstruacioneve, dhimbje pas marrëdhënieve seksuale, infertilitet.

A duhet të shqetësohem? Nëse simptomat zakonisht shfaqen në fillim të ciklit dhe ju bëjnë të vështirë funksionimin gjatë ditës, konsultohuni me një mjek për të eliminuar çdo dyshim.

Hepatiti

Diagnoza mund të zgjasë deri në … 20-30 vjet!

Shpesh diagnostikohet gabimisht si … lodhje e rëndomtë!

Simptomat: Ndjenjë kronike e lodhjes, dhimbje e kyçeve, mosfunksionim kognitiv dhe në fazat e mëvonshme lëkurë e verdhë, kruajtje, dhimbje barku dhe krupë.

A duhet të shqetësohem? “Nëse besoni se jeni në një grup rreziku dhe nuk ndiheni mirë, duhet të bëni një test gjaku”, thotë Dr. Stephen Ryder, specialist i mëlçisë nga Qendra Mjekësore e Mbretëreshës në Nottingham.

Demenca

Diagnoza mund të zgjasë deri në… 4.5 vjet

Shpesh diagnostikohet gabimisht si … depresion, stres

Simptomat: Ndryshimet në përqendrim dhe kujtesë, vështirësi në kryerjen e detyrave të përditshme, ndryshime të personalitetit që përkeqësohen në mënyrë progresive.

A duhet të shqetësohem? Nëse jeni të shqetësuar, sigurohuni që të bisedoni me një mjek.

Hipotiroidizmi

Diagnoza mund të zgjasë deri në … 5 vjet

Shpesh diagnostikohet gabimisht si … depresion, probleme hormonale të lidhura me menopauzën

Simptomat: Shtim në peshë, depresion, letargji, dhimbje në nyje dhe muskuj, lëkurë dhe flokë të thatë, mosfunksionim njohës

A duhet të shqetësohem? Nëse jeni të shqetësuar për këto simptoma, bëni një test gjaku për të kontrolluar nivelin e hormoneve tiroide.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *