Bota

Macron për masakrimin e algjerianëve në Paris 60 vjet më parë: Krim i pafalshëm

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, e ka quajtur shtypjen e përgjakshme të protestuesve algjerianë në Paris 60 vjet më parë si “krim të pafalshëm”.

Më 17 tetor të vitit 1961, policia franceze kishte shtypur dhunshëm protestën e algjerianëve. Disa ishin qëlluar për vdekje, ndërsa disa ishin mbytur.

Numri i saktë i viktimave nuk dihet, por disa thonë se qindra kanë humbur jetën.

Lexo më shumë  Ukrainasit përdorin për herë të parë raketat amerikane me rreze të gjatë

Macron është presidenti i parë francez që merr pjesë në memorialin e kësaj dite.

Ai i është bashkuar ceremonisë përkujtimore në afërsi të brigjeve të lumit Sena, që ishte pikënisje e marshimit të vitit 1961.

Macron i tha familjarëve të viktimave se janë kryer krime nën komandën e shefit famëkeq të Policisë së Parisit, Maurice Papon. Papon është zbuluar në vitet 1980-ta se ka bashkëpunuar me forcat naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore, duke i transferuar hebrenjtë në kampet e vdekjeve.

Lexo më shumë  Ukrainasit shkatërrojnë radarin e sistemit raketor rus S-400 që kushton qindra miliona dollarë, e goditën direkt me HIMARS-in amerikan

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *