Sport

“Me kampionen numër tre” – Driton Kuka poston fotografi me ekipin e xhudos së Kosovës

Driton Kuka ka postuar një fotografi, pas triumfit të Nora Gjakovës në Lojërat Olimpike që po mbahen në Tokio.

Në finale, xhudistja nga Peja ka mposhtur francezen Sarah Leoine Cysique, duke siguruar kështu suksesin e saj më të madh në karrierën e saj prej një xhudisteje.

Kështu, Gjakova i siguroi Kosovës medaljen e dytë të artë, pas asaj që Distria Krasniqit që e rrëmbeu në ditën e parë të këtyre lojërave.

Lexo më shumë  Distria Krasniqi merr dy fitore mahnitëse dhe kualifikohet në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian

Kuka përmes një postimi në Facebook, ka paraqitur ekipin e xhudos së Kosovës, derisa shkruan për suksesin e xhudistes Pejanë.

“Me kampionin nr. 3 Olimpike për popullin shqiptar” Kosova mbi të gjitha…”, ka shkruar trajneri i xhudos.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *