Lajme

Në Prishtinë numërohen 99 për qind e votave, ky është rezultati i kandidatëve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka numëruar 99.8 për qind të votave në total në 2,472 vendvotime nga 2,477 që janë gjithsej.

Deri në këtë orë kur po raportojmë (08:00), në Prishtinë janë numëruar 99.5% e votave ku kanë mbetur pa u numëruar votat vetëm edhe në një vendvotim.

Sipas rezultatit të deritanishëm Arben Vitia i LVV-së dhe Përparim Rama i LDK-së, do të synojnë mandatin e kryetarit sërish në raundin e dytë.

Lexo më shumë  Sekretari i të majtës italiane: I kujtoj Ramës se Italia është vend demokratik

Deri më tani Arben Vitia ka marrë 42,26% të votave kurse Përparim Rama ka marrë 29,34%.

Kandidati i PDK-së në këto zgjedhje për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili renditet i treti në këtë garë më 21,61%.

I katërti në kryeqytet renditet Daut Haradinaj i AAK-së, me 3 mijë e 850 vota, apo 4.82%.

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *