Bota

Odiseja që nisi pas dy dozave të vaksinës eksperimentale: Qytetari duhet të bëj pesë doza për tu pajisur me Green Pass

Sipas “Corriere Del Veneto” Domenico Righi pasi u ofrua vullnetar për vaksinën e prodhuar nga kompania “Reithera” ka pronotuar dozën e tretë të vaksinës. Doza e tretë pritet të llogaritet me shumë mundësi si doza e parë. Qytetarët italian që u ofruan për eksperimentet e vaksinës italiane anti-Covid u quajtën heronj në fillim por tani janë braktisur nga të gjithë.

Këta vullnetarë nuk dinë çfarë të bëjnë për shkak se nuk mund të pajisen me green-pass si të gjithë të vaksinuarit. Righi që është pjesëtar i mbrojtjes civile deklaroi që dozën e tretë të vaksinës do ta bëjë të hënën e ardhshme në spitalin e “Borgo Trento” në Verona por nuk e ka idenë si do ti llogaritet. Ai deklaroi që dy dozat e para të vaksinës së “Reithera” që i morri në datat 22 mars dhe 12 prill nuk njihen dhe që rrezikon të marri 5 doza vaksine brenda 5 muajve.

Lexo më shumë  Studentët belgë e holandezë në protesta, kërkojnë t’i jepet fund luftës në Gaza

Në Itali 900 qytetar morën pjesë në eksperimentet për vaksinën por vetëm 300 prej tyre morën dy doza. Righi si 300 bashkëqytetarët e tij që morën dy doza ju krijua një përgjigje e lartë imunitare ndaj virusit. Pjesëtari i mbrojtjes civile tregoi se nuk pati asnjë efekt negativ nga vaksina dhe që tani 65 vjeç po përgatitet të marri dozën e tretë.

Ai deklaroi që i ka shkruar nënsekretarit të shëndetësisë, autoriteteve shëndetësore veroneze dhe kompanisë “Reithera” por nuk ka marrë një përgjigje të dobishme. Righi deklaroi që përgjigja nuk është kompetencë e jona e kompanisë e ka mërzitur më shumë.

Qytetari italian tha se e kupton që eksperimenti nuk pati sukses por që i kanë lënë të vetëm para kësaj situate. Righi tregoi se nuk ka frikë nga vaksinimi dhe është i gatshëm që të bëjë 5 doza por që do ti evitojë. Pjesëtari i mbrojtjes civile udhëton pa green-pass tani dhe përdor një certifikatë të lëshuar nga instituti kërkimor i “Borgo Roma” që e përjashton përkohësisht nga vaksinimi anti-Covid.

Lexo më shumë  Rusia kërcënon NATO-n nëse dërgon trupa në Ukrainë

Certifikatën që i kanë dorëzuar i skadon në datën 30 nëntor dhe ai nuk e di çfarë dokumenti do përdori për të hyrë në objekte të ndryshme. Righi deklaroi që doktori i tij i tha se kur do shkoj të bëj dozën e tretë do ti llogaritet sikur ka bërë vaksinën ruse “Sputnik” por kjo nuk është e shkruajtur në asnjë dokument.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *