Lajme

PD kërkon veting për politikanët, nisma dërgohet të mërkurën në Kuvend

Partia Demokratike kërkon që të gjithë politikanët të kalojnë në sitën e vetingut, siç po bëhet me anëtarët e sistemit të drejtësisë në vend.

Në mbledhjen e grupit parlamentar të PD, zhvilluar këtë të hënë, është rënë dakord që të paraqitet të mërkurën në Kuvend amendamenti kushtetues për vetingun e politikanëve.

Vetingun e politikanëve, PD e ka propozuar për herë të parë në shtator të vitit 2018. Në dhjetor të po atij viti, Komisioni i Venecias doli kundër, duke theksuar se nisma rrezikonte të çonte në abuzime me pushtetin, pa sjellë vlerë të shtuar ligjore.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti në Graçanicë ua dorëzon çelësat e banesave 56 familjeve të komunitetit joshumicë

Përveç kësaj, është diskutuar edhe për amendamentet që do të prezantohen në lidhje me reformën zgjedhore dhe atë territoriale.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *