Sport

PSG refuzon ofertën e Realit, Mbappe edhe një sezon në Paris

Dopieta e shënuar në transfertën ndaj Reimsit, nuk do të jetë e fundit e Kylian Mbappesë me fanellën e Paris Saint Germain, pasi klubi francez vijon të bëjë rezistencë ndaj Realit të Madridit dhe nuk ka ndërmend ta shesë.

Drejtuesit e PSG-së janë treguar të qartë, që do të lejojnë Mbappe të largohet nga “parku i Princave” vetëm me kushtet e tyre, ose përkthyer ndryshe në rast të një oferte prej të paktën 200 milionë eurosh.

Deri tani Reali i Madridit ka shkuar deri në 170 milionë euro dhe nuk ka ndërmend të rritë ofertën, duke qenë se bëhet fjalë për një futbollist që vetëm 10 muaj më vonë do të jetë i lirë të vendosë vetë të ardhmen e tij.

Lexo më shumë  Pesë xhudistë e përfaqësojnë Kosovën në Evropianin e Xhudos në Zagreb

Megjithatë kjo ofertë është refuzuar prerë nga drejtuesit e PSG-së, të cilët duken më të bindur se kurrë që Mbappe do të vijojë të qëndrojë në kryeqytetin francez edhe sezonin e ardhshëm, ndërsa në Madrid ka rënë ndjeshëm optimizmi që mbizotëronte në mediat pranë klubit të Realit.

Edhe vetë Mbappe duket i qetë në Paris dhe për asnjë moment nuk ka provuar të ushtrojë presion ndaj drejtuesve të klubit për t’u larguar, ndaj nëse nuk vjen ndonjë sulm në momentet e fundit nga ana e Realit të Madridit, sulmuesi francez do të formojë treshen sulmuese me Messin dhe Neymar sezonin e ardhshëm.

Lexo më shumë  Drejtori sportiv i Leverkusenit: Xhaka çelësi i suksesit, i jep zemër ekipit

Nga ana tjetër Nasser Al Khelaifi ka vendosur me kënaqësi të marrë përsipër riskun që mund ta humbë Mbappe me parametra zero, pasi shpreson se gjatë këtij sezoni do të mund ta bindë atë të firmosë një tjetër kontratë me klubin francez.

Thënë ndryshe, nëse nuk përfundon brenda 48 orëve të ardhshme, telenovela Mbappe pritet të vijojë gjatë gjithë sezonit, me drejtuesit e PSG-së që do të lëvizin gjithçka për të zgjatur kontratën e sulmuesit 22-vjeçar.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *