Lajme

“Rama të mos tallet me ne”, protestë në Durrë: Fondet për pallatin tonë kanë ardhur

“Rama të mos tallet me ne”, protestë në Durrë: Fondet për pallatin tonë kanë ardhur
Banorët e pallatit 837 në lagjen nr.7 në Durrës janë ngritur për herë të tretë në protestë për shkak se nuk ka filluar ndërtimi i një pallati të ri për ta, pasi u dëmtua nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

Disa prej tyre shprehen të indinjuar me vonesat e nisjes së punës, ndërsa njëra prej shtoi se Këshilli Bashkiak edne nuk e ka futur në shqyrtim për ndërtim këtë pallat.

Qëllimi i kësaj proteste është për pallatin. Ka dy vjet që është prishur dhe akoma nuk kemi marrë një përgjigje se kur do të ndërtohet. Është e treta herë që dalim në protestë. Asnjë nga këta në bashki nuk kemi mundur të takojmë. Thonë do të futet në listë pallati juaj. Herën e fundit thanë do merret në shqyrtim. U bënë dy mbledhjet e bashkisë dhe pallati jonë nuk ishte”, shprehet njëra prej banoreve të pallatit 837.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti në Gjermani: Kosova e vendosur për anëtarësim në NATO dhe BE

Një tjetër banore shtoi se kanë probleme edhe me marrjen e qirasë së strehimit. Ajo shton fondet për ndërtimin e pallatit kanë ardhur.

“Halli jonë i të gjithëve bëhet fjalë për pallatin 837. I kërkojmë kryeministrit të vërë dorën në zemër, të shikojë dosjen tonë dhe të procedohet sa më shpejt. Fondet nga jashtë kanë ardhur për ne. Kërkojmë të drejtën tonë legjitime. Rama duhet të na e kishte dhënë dhe jo të tallet me ne. Vonesat e tyre janë të pakuptimta. Përgjigjen nuk ka fonde shteti. Ku shkojnë këto fonde? Kemi probleme edhe me bonuset e qirasë”, tha një tjetër banore.

Lexo më shumë  Mexhiti: Gjithçka po shkon sipas planit, regjimi Ahmeti, Grubi, Osmani do të bie

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *