Lajme

Rihapja e “Gërdecit”, avokati dhe familja Durdaj kërkojnë drejtësi: Të nisë puna, pse vdiq Erisoni i vogël

Gerardo Durdaj: Nuk kemi pasur shpresa se ky vendim do të vinte, por ja ku jemi sot përpara këtij fakti, presim drejtësi për ata njerëz të pafajshëm në atë tragjedi kanë qenë të lidhura tre gjera, politika, populli dhe korrupsioni. Shpresojmë që populli të dënojë politikën dhe korrupsionin.

Kemi bërë apelim ndaj vendimit të shkallës së parë, kemi qenë në çdo proces gjyqësor. Vetëm familja Durda ka bërë 760 procese gjyqësor për procesin e Gërdecit. Për Fatmir Mediun është vetëm familja Durda. Shpresojmë që ky të jetë fillimi për drejtësinë. Duhet të kemi parasysh që mund të dalin prova të reja, mund të thërriten dëshmitare, mund të thirren edhe sypeshkaqenë në gjykatë. Dihet kush është sy peshkaqeni. Nëse familja Durda fillon proceset gjyqësore ne Shqipëri është një person që vazhdon proceset gjyqësore në një shtet tjetër kundër një shteti tjetër.

Lexo më shumë  Çfarë tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Zamira Durdaj: Ky është një hap i rëndësishëm. Ne kërkojmë drejtësi, gjykata të ma thotë se cilat ishin arsyet që çuan në vdekjen e fëmijës tim.

Dorian Matlija: SPAK duhet tashmë të paraqesë kërkesën për gjykim, pra të vazhdojë punën aty ku ka mbetur në vitin 2009. Ndërsa ne do të përdorim të gjitha mjetet tona juridike.  SPAK duhet ta çojë në GJKKO-në e shkallës së parë, asgjë nuk e pengon më.

Lexo më shumë  Investigimi i RAI3/ Çfarë e tërboi Edi Ramën te investigimi i medias italiane
YouTube player

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *