Opinion/Aktualitet

Rritja e çmimeve në Shqipëri

Shqipëria është duke u përballur me një rritje çimesh të produkteve të shportës, por përjashtim nuk kanë bërë as sektori i hidrokarbureve pra nafta dhe gazi.

E ndërkohë që vendet e rajonit si Italia, Greqia dhe shumë vendë të tjera pranë nesh përballen me një TVSH të ushqimeve të shportës nga 4% deri në 13%, Shqipëria ja kalon rajonit pasi këtu TVSH kap shifrën e 20%.

Rritja e çmimeve është prezente në produktet më bazike ku shohim se mielli ka pësuar një rritje prej 20 lekësh, pra nga 100 lekë është bërë 120 lekë. kjo gjë duket se ka ndikuar edhe çmimin e bukës që gjithashtu ka lëvizur me 20 lekë duke shkuar nga 70 në 90 lekë.

Çmimet janë rritur edhe tek vaji, i cili ka pësuar një rritje prej 50 lekësh duke shkuar nga 180 në 230 lekë. E njëjta gjë vlen për sheqerin, i cili është bërë 90 lekë nga 75 që ka qënë fillimisht duke pësuar kështu një rritje prej 15 lekësh. Mishi ka pësuar një rritje prek 100 lekësh, pra nga 900lekë/kg ka shkuar në 1000 lekë për kg e kjo ka bërë që dhe  nënproduktet e tij të pësojnë një rritje prej 50 lekësh pra nga 250 në 300 lekë.

Lexo më shumë  Reportazhi i RAI 3 – prova e pakontestueshme se Shqipëria drejtohet nga një kryemafioz?

Një produkt bazik si qumështi ka pasur një rritje prej 20 lekësh duke shkuar në 160 lekë nga 140 që ishte në fillim, por janë nënproduktet e tij si gjalpi dhe djathi që janë rritur me 100 lekë duke kapur vlerën e 800 lekë për kg tek gjalpi dhe 650 lekë/kg nga 550 tek djathi.

Vezët janë rritur gjithashtu me 5 lekë duke shkuar në 23 lekë për kokërr nga 18 që ishte fillimisht. E ndërsa makaronat janë rritur me 10 lekë duke shkuar në 90 nga 80 lekë si çmim fillestar, një rritje prej 20 lekësh e ka pësuar edhe kafja, e cila prek vlerën e 130 lekëve tashmë.

Lexo më shumë  Kur do ketë Tirana guximin t’i kujtojë Athinës gjenocidin grek në Shqipëri në 1914?

Rritje çmimesh pritet të ketë edhe sektori i hidrokarbureve ku nafta pritet të shkojë në 185 lekë për litër nga 165 që është, pra një rritje prej 20 lekësh dhe gazi pritet të shkojë në 90 lekë për litër nga 45 lekë që është momentalisht, pra një rritje prej 45 lekësh.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *