Kuriozitete

Shkolla që prodhon energji të ripërtëritshme

Nxënësit e një shkolle në Australi mbase dinë më shumë sesa adoleshentët e tjerë lidhur me atë se sa energji shpenzojnë njerëzit përditë.

Ata janë nxënës të shkollës së mesme “Huonville”, e cila njihet ndërkombëtarisht për prodhimin e energjisë së ripërtërishme.

Burimet e energjisë së ripërtëritshme po vihen në praktikë me anë të biçikletave, që shërbejnë për prodhimin e energjisë.

Dhe nuk ka asgjë më të mirë sesa biskotat e freskëta, për t’ju motivuar për të çikluar.

Kjo ide po e transformon mbarë komunitetin.

Energjia e ripërtëritshme ka kursyer më shumë se 40 mijë dollarë australianë në energji, që nga viti 2017.

Në një botë ku të rriturit marrin vendime, vatra e energjisë po u jep nxënësve një ndjenjë të ripërtërirë të qëllimit dhe kontrollit për të ardhmen e tyre – suksesin e ëmbël të energjisë së ripërtëritshme.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *