Lajme

Të hënën ditë pushimi për nder të Ditës së Pavarësisë

E hëna do të jetë ditë pushimi për nder të 28 Nëntorit, Ditës së Pavarësisë.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka marr vendim që për shkak të Ditës së Pavarësisë të hënën të jetë ditë pushimi, ndonëse nuk ndodhet në listën e festave zyrtare në Kosovë.

Dita festive më e madhe e shqiptarëve nuk ndodhet në listën e festave zyrtare në Kosovë dhe kjo është arsyeja pse dita e pushimit vendoset nga kryeministri i shtetit.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti në Gjermani: Kosova e vendosur për anëtarësim në NATO dhe BE

Në Kosovë në rastet kur festat bien të shtunën dhe të dielën, atëherë pushimi shtyhet në ditën tjetër.

Ndryshe, sot në prag të festës së Pavarësisë qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë mbajnë mbledhje të përbashkët në Elbasan.

Në këtë mbledhje pritet nënshkrimi i disa marrëveshjeve të rëndësishme.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *