Lajme

Turneu europian i Biden/ Presidenti në Romë për samitin e G20-ës, çfarë do diskutohet

Presidenti amerikan Joe Biden do të fillojë të entjen turneun e tij në Europë, gjatë të cilit do të zhvillojë takime me liderë të ndryshëm. Ai do të marrë pjesë në samitin e G20-ës në Romë, ndërsa do të takohet edhe me kreun e kishës katolike, Papa Franceskun.

Më pas, presidenti amerikan do të jetë në Glasgoë të Skocisë për të marrë pjesë në samitin e klimës, të cilësuar tejet të rëndësishëm për iniciativat që pritet të ndërmerren aty.

Shtëpia e Bardhë njofton se çifti presidencial Biden do të nisen për në Romë të enjten pasdite me orën amerikane.

Të premten presidenti do të takohet me Papa Françeskun në Vatikan dhe do të marrë pjesë të shtunën në Samitin e Liderëve të 20 vendeve më të industrializuara në botë të shtunën.

Lexo më shumë  Reagon Taravari: BDI-ja manipuloi me vota joshqiptare, do t’u vijë fundi më 8 maj

Biden do të zhvillojë gjithashtu takime dypalëshe me presidentin italian Sergio Mattarella dhe kryeministrin Mario Draghi dhe shumë liderë të tjerë ndërkombëtarë.

Tema qëndrore e samitit, sipas analistëve, pritet të jetë Pandemia dhe rimëkëmbja ekonomike, gjithashtu edhe ngrohja globale.

Për të përcaktuar edhe piketat për dekadat e ardhshme mbi ngadalësimin e ngrohjes globale, Bideni do të udhëtojë në Glasgow për Konferencën e Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike që zgjat nga e diela deri më 12 nëntor, ku pritet të marrin pjesë liderë të rëndësishëm nga e gjithë bota.

“Pas shumë komenteve në javët e fundit në lidhje me gjendjen e marrëdhënieve transatlantike, Shtetet e Bashkuara dhe Europa shkojnë në këto dy samite të rreshtuara dhe të bashkuara për elementët kryesorë të agjendës globale,” tha këshilltari i sigurisë kombëtare Jake Sullivan në një konferencë të mërkurën.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti në Gjermani: Kosova e vendosur për anëtarësim në NATO dhe BE

Amerika dhe BE-ja kanë ndërmarrë veprime të përbashkëta kundër pandemisë së COVID-19-ës, ndërsa kanë  filluar punimet për një Këshill për Tregtinë dhe Teknologjinë, për të vendosur rregullat dhe standardet për ekonominë dhe teknologjinë në shekullin e 21-të.

Zyra e shtypit të Shtëpisë së Bardhë njofton se Presidenti Biden dhe partnerët kryesorë evropianë do të ulen në këto dy samite për të koordinuar politikat mbi Iranin, për zinxhirët e furnizimit global, përpjekjet globale për përmirësimin e infrastrukturës tekonologjike dhe rrugore ndër shumë pika të tjera.

Amerikanët kanë debate në Kongres e Senat sa i përket disa propozimeve të demokratëve për dy paketa të mëdha sociale dhe infrastrukturore me vlerë triliona dollarëshe, paketë tjetër masive për ndalimin e emetimeve të karbonit në atmosferë dhe taksimin e të korporatave.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *