Lajme

UNESCO do të miratojë rezolutën për pezullimin e ndërtimit të Bypass-it të Gjirokastrës

Komiteti i UNESCO-s për Trashëgiminë Botërore do të miratojë një rezolutë ndërprerjen e punimeve në Bypass-in e Gjirokastrës.

UNESCO ka vendosur të dërgojë një analizë monitorimi për të vlerësuar nëse ndërhyrjet kanë dëmtuar “Vlerat e jashtëzakonshme universale (OUV)” në Gjirokastër.

Më herët, UNESCO kërkoi informacion shtesë për punimet në Gjirokastër, por qeveria nuk arriti t’i përgjigjej. UNESCO i rekomandoi Shqipërisë “të ndalojë këtë projekt derisa një mision të vlerësojë ndikimin e tij në vlerat universale të zonës dhe të bëjë rekomandime e duhura.”

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti në Gjermani: Kosova e vendosur për anëtarësim në NATO dhe BE

Komiteti i Trashëgimisë Botërore pritet të votojë mbi rezolutën në ditët në vijim. Gjirokastra është një Trashëgimi Botërore e UNESCO-s, prandaj qeveria duhet të marrë miratimin zyrtar përpara se të kryejë punime atje. Kjo mund të rrezikojë statusin e Gjirokastrës. Për më tepër, rrezikon të shkaktojë dëme të pakthyeshme në kështjellë dhe zonën përreth.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *