Lajme

VIDEO/ Arrestohen 18 drejtues mjetesh, por në aksin Fier-Vlorë ecet me 194 km/h

Gjatë 48 orëve të fundit, Policia Rrugore ka çuar në pranga 18 drejtues mjetesh, 10 prej të cilëve janë arrestuar për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 8 për drejtim pa leje drejtimi.

Ndërsa në Bypass-in e Fierit, në aksin Fier-Vlorë, janë konstatuar me radar, dy automjete, një “Land Rover” që drejtohej nga B. S., nga Tirana, i cili qarkullonte me shpejtësi 194/km/h dhe një “Benz” që drejtohej nga një qytetar nga Kosova M. I., me banim në Zvicër, i cili qarkullonte me shpejtësi 191 km/h.

Lexo më shumë  Amnesty International dënon sulmin e Veliajt ndaj gazetares Ola Xama

Të dy drejtuesit e mjeteve nuk i kanë ndaluar patrullës së Policisë Rrugore me radar, por janë kapur nga shërbimet e Policisë Vlorë dhe janë ndëshkuar me masë administrative me nga 48.000 lekë të rinj secili.

Po ashtu në në rrugën interurbane Tiranë-Durrës, shërbimet e Policisë Rrugore të Tiranës kanë konstatuar me radar, mjetin tip “Benz” që drejtohej nga B. K., nga Tirana, i cili qarkullonte me 160 km/h.

Drejtuesi është ndëshkuar me 10.000 lekë të rinj gjobë, pezullim të lejes së drejtimit 3 muaj dhe zbritje pikësh nga patenta.

Sakaq gjatë kontrolleve në 48 orët e fundit janë pezulluar gjithsej 64 leje drejtimi, nga të cilat 48 për drejtim mjeti me shpejtësi tej normave të lejuara dhe 16 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *