Sport

Xhudoja, “ari” olimpik i Kosovës, krenaria për të gjithë shqiptarët

Pas trimufit dhe medaljes së artë të fituar nga xhudisja Distria Kraniqi, sot mbarë shqiptarët janë ndjerë krenarë. Një tjetër sportiste nga Kosova, xhudistja Nora Gjakova, në kategorinë e peshës deri 57 kg., ka fituar medaljen e atë dhe shpallur kampione Olimpike.

Pa dyshim, një sukses i jashtëzakonshëm i sportit të ri kosovar, në veçanti në disiplinën e xhudos, i cili tashmë e ka lënë gjurmën e tij në Lojërat e 32-ta Olimpike të Tokios, edhe pse një delegacion modest me vetëm 11 sportistë.

Ndër pesë xhudistët kosovarë, Majlinda Kelmendi, Distria Krasniqi, Nora Gjakova, Liriana Kuka, si dhe Akil Gjakova për meshkuj, dy prej tyre: Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova tashmë janë kampione olimpike dhe kanë fituar medaljet e arta të Olimpiadës.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *